Ertjan Kofsha
Kampionati Ballkanik i Peshëngritjes është duke u zhvilluar në Durrës, dhe shtangistët kuqezi nuk dinë të zhgënjejnë. Dita e djeshme ishte fantastike pasi Briken Calja theu 3 rekorde pas 25 vitesh, ku siguroi dhe 3 medalje të arta.
Nën “gjurmë ” të njejta suksesi ka ecur edhe shtangisti Ertjan Kofsha, pasi edhe ai gjithashtu fitoi një tripletë medaljesh ari dhe rekordesh. Në kategorinë e peshave 94 kilogramë, kategori me 3 pjesëmarrës gjithsej në garë.
Peshëngritësi e mbylli shkëputjen me 165 kilogramë, shtytjen me 193 kilogramë dhe dygarëshin me 358 kilogramë.
View this post on Instagram
Falë këtyre shifrave, Ertjan Kofsha vendosi dhe rekordet e reja ballkanike.
Poll
