Peshëngritësi Briken Calja ia doli të vendos një rekord ballkanik të ri në shtytje. 35-vjeçari ngriti 150 kg në Kampionatin Ballkanik, në peshëngritje që po zhvillohet në Durrës.
Briken Calja është i pari në shkëputje, ndërsa shtangisti kuqezi përveç rekordit të ri, tentoi që të thyejë edhe atë të europianit i cili është me 154 kilogram. Por nuk ia doli dot, pasi 2 tentativat prej 156 kilogramësh, nuk u finalizuan nga ana e tij.
Megjithatë 35-vjeçari i’a ka dalë që të fitojë tre medalje ari në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes, i cili ka nisur që dje. Përtej suksesit në pedanë, Calja vendosi edhe tre rekorde ballkanike me peshat e ngritura.
Sa i përket Erkand Qerimajt në shkëputje, në peshën deri në 79 kilogram ai nuk realizoi asnjë nga tentativat me 151 kilogram dhe si i tillë nuk renditet në dygarësh.
