Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Takim “kokë më kokë” te Flamurtari mes drejtuesve dhe safit! Francesko Moriero nuk paraqitet në mbledhje, Sinanin Idrizi VENDOS përfundimisht për të ardhmen e trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT
Takim “kokë më kokë” te Flamurtari mes drejtuesve dhe
Fotomontazh/ Francesco Moriero - Flamurtari

Flamurtari vazhdon të jetë në një moment krize në këtë sezon. Kuqezinjtë nuk po arrijnë dot të dalin nga “errësira” e fundklasifikimit dhe ndeshje pas ndeshje vihet në diskutim e ardhmja e trajnerit, Francescko Moriero.

Një mbledhje mjaft delikate ka patur ditën e djeshme në Vlorë mes drejtuesve dhe stafit të skuadrës. Në këtë takim “kokë më kokë” mes palëve ka munguar Moriero, teksa nuk bëhet e ditur arsyeja. Ndërkohë pjesë e diskutimeve ishte edhe vetë Sinan Idrizi, i cili së bashku me me sekretarin e përgjithshëm Alfred Ferko, si dhe dy legjendat e futbollit vlonjat, zëvendëspresidenti Kreshnik Çipi, si dhe Vasil Ruci.

Të pranishëm në takim edhe djali i presidentit Idrizi, Ensar Idrizi si dhe dy zëvendëstrajnerët Lejdi Liçaj dhe Andi Ribaj. Mes tyre u diskutua mbi gjendjen aktuale të skuadrës, ndërsa mësohet se Idrizi i ka besuar sërish ish-trajnerit të Laçit dhe në këtë mënyrë e rikonfirmon edhe për ndeshjet e ardshme, ku padiksutim kërkon edhe rezultate.

Gjithçka duhet të ndryshojë që në ndeshje e ardhshme, ku Flamurtari luan në transfertë ndaj Dinamos. Takim i programuar për ditën e dielë, në orën 16:30 dhe që është i vlefshëm për javën e 24-të të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu