John Cena është tërhequr nga WWE pas një karriere të gjatë dhe mjaft të suksesshme. 48-vjeçari pati një karrierë të sukseshme prej 23 vitesh, i cili njihet si mundësi më i madh i të të gjitha kohërave.
Padiskutim që ka fituar tituj të rëndësishëm, teksa kka mundur të koleksionojë 17 Kupa Bote. Në ndeshjen e fundit që WWE organizoi për t’i dhënë edhe “lamtumirën” e fundit Cenas në “ring” , mundësi mjaft i dashur për të gjithë u “dorëzua” ndaj kundërshtarit të tij Gunther.
Menjëherë pas ndeshjesh shpërtheu në lot, teksa shumë tifozë pushtuan edhe ringun. Madje ishin edhe Kampioni aktual i WWE, Cody Rhodes dhe Kampioni Botëror i Peshave të Rënda, CM Punk, të cilët ia dorëzuan titujt e tyre Cenës si shenjë respekti.
Pas mbylljes së këtij rrugëtimi në ring, Cena do të jetë ambasadori i WWE në mbarë botën dhe tashmë është gati dhe mjaft i emocionuar për këtë aventurë të re në karrierën e tij.
View this post on Instagram
