Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Kupa e Botës në Ski/ Lara Colturi e “pafat”, kushtet atmosferike pengojnë skiatoren

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Botës në Ski/ Lara Colturi e “pafat”, kushtet
Lara Colturi

Etapa e 6-të e Kupës së Botës në Ski u zhvillua dje, por skiatorja italo-shqiptare, Lara Colturi nuk arriti të shkëlqejë. Kjo pasi u ndikua edhe nga kushtet atmosferike aspak të favorshme. Performanca e saj në Slalomin gjigant u shoqëruar me reshje të dendura dëbore, të cilat sigurisht i kanë sjellë shikueshmëri të kufizuar.

Pas një fillimi me gabime në lëshimin e parë, Colturi regjistroi kohën 1 minutë 9 sekonda dhe 69 të qintat, duke u renditur në vendin e 28-të dhe duke siguruar kalimin për në raundin e dytë mes 30 skiatoreve të kualifikuara.

Në lëshimin e dytë, Lara bëri përpjekje të mëdha dhe shënoi kohën 1 minutë e 9 sekonda e 79 të qintat, duke u renditur e 14-ta në këtë fazë. Megjithatë, në renditjen përfundimtare ajo u pozicionua në vendin e 23-të.

Sa i takon medaljes së arte ajo u rrëmbyë nga Alice Robinson e Zelandës, ndjekur nga Zrinka Ljutic e Kroacisë, e cila mori medaljen e argjendtë. Ndërsa medalja e bronztë shkoi për Valerie Grenier  nga Kanadaja.

Pas tre podiumeve të mëparshme këtë sezon, përfshirë dy medalje argjendi dhe një të bronztë, Lara Colturi do të kërkojë rikthimin me formë të plotë nesër po në Kanada në Slalom Gjigant.

 

Poll

Lexo gjithashtu