Janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kupës “Kategoria e Parë” në futbollin amator 5×5 për Zonën Rajonale Tiranë, duke përcaktuar dy skuadrat që do të diskutojnë trofeun në finalen e këtij kompeticioni.
Në gjysmëfinalen e parë, Raja Sistem u tregua superior ndaj Supreme 5×5, duke fituar bindshëm me rezultatin 10-3 dhe siguruar kualifikimin në finale. Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër mes Luminesen 5×5 dhe FC Priska përfundoi në barazim 4-4 në kohën e rregullt, ndërsa nga goditjet e penalltive, FC Priska u tregua më i saktë, duke fituar 2-0 dhe duke avancuar më tej në finale.
Pas këtyre rezultateve, finalja e Kupës “Kategoria e Parë” 5×5 në Zonën Rajonale Tiranë do të luhet mes Raja Sistem dhe FC Priska. Ndeshja finale është programuar më 13 shkurt 2026, në orën 20:00, në Kompleksin Aldero.
Rezultatet e gjysmëfinaleve:
Supreme 5×5 vs Raja Sistem 3-10
Luminesen 5×5 vs FC Priska 4-4 (Penallti 0-2)
Finalja:
Raja Sistem vs FC Priska
13.02.2026, ora 20:00, Kompleksi Aldero
