Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“Kam tradhtuar të dashurën, nuk e di pse po e them këtë”, sportisti nordik i befason të gjithë pas medaljes historike  

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam tradhtuar të dashurën, nuk e di pse po e them
Sturla Holm Lagreid

Sportisti norvegjez, Sturla Holm Lagreid ka bërë “zhurmë” jo vetëm në mediat evropiane. Ai fitoi medaljen e bronztë në garën 20km individuale në ski.

Pas këtij suksesi historik për të, medalja e parë në “Lojërat Olimpike”, nordiku nuk i mbajti dot lotët dhe më pas dha deklaratën e papritur, duke i shtangur të gjithë.

“Kjo është medalja ime e parë Olimpike dhe dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar. Ekipin për skitë e shkëlqyera, të gjithë familjen time që më mbështeti dhe atë me të cilën doja ta ndaja këtë, e cila mund të mos më shikonte sot.

Gjysmë viti më parë, takova dashurinë e jetës sime, personin më të bukur në botë. Tre muaj më parë, bëra gabimin tim më të madh dhe e tradhtova.

Ka qenë e vështirë, java e kaluar ishte më e keqja e jetës sime. Shumë njerëz që më shikojnë mund të më shohin ndryshe tani, por unë kam sy vetëm për të. Nuk e di pse po e them këtë…”, u shpreh Sturla Holm Lagreid.      

 

Poll

Lexo gjithashtu