Kristjan Asllani ishte protagonist absolut në fitoren e sotme që Interi arriti në “San Siro” përballë Genoas. Sfida e vlefshme për javën e 27-të të Serie A, përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve.
Lexo edhe: VIDEO/ 90 minuta në fushë dhe gol, Kristjan Asllani udhëheq Interin drejt fitores me “aromë” titulli
Ishte pikërisht Asllani që hapi serinë e golave të kësaj ndeshje. Në minutën e 30’ të sfidës, pasi mori një pasim nga Sanchez, mesfushori i Kombëtares shqiptare lëshoi një “predhë” që e la portierin kundërshtarë të pashpresë. Kujtojmë që për Asllanin ky ishte goli i parë me fanellën e Interit.
Pas kësaj ndeshje janë vlerësuar edhe lojtarët me notat përkatëse sipas performancave. Dhe sipas “SofaScore”, Kristjan Asllani është vlerësuar me notën 7.9, notë e cila është e dyta pasi vendin e parë e mban Alexis Sanchez me 8.2. Gjithsesi, pavarësisht notës, performanca e sotme e 21-vjeçarit shqiptar ka qenë e jashtëzakonshme.