
Ardit Hila dha një prononcim pas sfidës me Dinamon në të cilën shënoi golin e parë për bardheblutë duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte me rezultatin 2-3. Për mikrofonat e MCN TV, Hila befason duke thënë se nëse Elbasani rikthehet në Superiore, mund të veshë fanellën verdheblu duke qenë se është qyteti i tij i lindjes.
Çfarë ka ndryshuar tek Tirana që ti shënon kaq shumë gola?
Jam shumë i kënaqur, e mbylla dhe e nisa me gol. I kënaqur edhe me fitoren. Trjaneri Shehi si dhe Sebino, duke më njohur e dinë që sulmoj zonat boshe dhe më kanë dhënë më shumë liri të shkoj më përpara. Ata të dy mendoj se janë çelësi i suksesit tim.
Trajneri po na pyeste një nga një se çfarë kemi më shumë qejf, të sulmojmë apo të mbrojmë. Unë i thashë që kam qejf sulmin dhe deri tani besoj se jam kam dalë shumë mirë.
A mund të jetë Dinamo për Top 4? Është herët, ndeshja e parë. Donim ta nisnim mbarë. Për Dinamon nuk kam çfarë të them, është çështje vazhdimësie.
Jeton në Elbasan, nëse Elbasani rikthehet në Superiore a do të firmosje me verdheblutë? Ëndrra e të gjithve është të luaj për ekipin e vendlindjes. Të ardhmes nuk i dihet.