Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ “Dramë” në sekondat e fundit! Besiktas s’ia del as me Asllanin në fushë, shqiptari shënon GOL në minutën e 98-të

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Dramë” në sekondat e fundit! Besiktas s’ia
Goli i Enis Bardhit

Besiktas është mposhtur në shtëpi nga Konyaspor, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Besiktas Park”, përfundoi 0-1.

Golin e vetëm në këtë duel e shënoi Enis Bardhi. Futbollisti me origjinë shqiptare e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 98-të falë një penalltie, duke mos i lënë mundësi reagimi vendasve.

Për këta të fundit në fushën e lojës si titullar ishte edhe Asllani. Mesfushori i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë deri në minutën e 83-të, por duke mos ndihmuar të tijët, për të shmangur humbjen.

Në finalen e madhe të Kupës, Konyaspor do të përballet me fituesin e çiftit Genclerbirligi – Trabzonspor.

Goli i Enis Bardhit

Poll

Lexo gjithashtu