Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ndjesi negative”, Ylli Aga me rezerva për klubet e Superiores: Nuk e kuptoj, po shkelmojnë 1.5 milionë euro

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndjesi negative”, Ylli Aga me rezerva për klubet e Superiores:
Ylli Aga

Gazetari sportiv dhe drejtori i Supersport, Ylli Aga ka qenë i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", ku ka dhënë një qëndrim lidhur me rezultatet që prodhoi java e fundit në Abissnet Superiore. 

"Jemi në një moment, në një përfundim kampionati më të rivalizuar që krijon këtë problematikë që nuk e dëshiron askush. Është një ndjesi negative, sidomos për ata që e ndjekin edhe në rrjete sociale. Kanë nevojë për reflektim.

Për mua ka tre barriera shumë të rënda që janë thyer gjatë këtij edicioni. E para është mungesa e respektit, për veten e tyre si brand dhe sigurisht i gjithë investimi. E dyta, jemi mësuar të shohim të ketë kompromise të lehta me skuadrat që janë jashtë gare dhe t’i prishin punë njërës apo tjetrës, po shikojmë ndeshje dhe rezultate të çuditshme me skuadrat të cilat luajnë për objektiva të rëndësishëm, qoftë për titullin kampion, një biletë europiane apo pjesën e mbijetesës.

E treta dhe që për mua është më e rënda që s’ka ndodhur asnjëherë në futbollin tonë është pjesa e shkelmimit i një bonusi financiar për të cilin skuadrat janë në garë. Egnatia ka përfituar 1 milionë e gjysmë euro vetëm nga pjesa europiane. Dhe këtu klubet e shkelmojnë këtë bonus duke bërë disa llogari që unë as nuk i gjej.

Arsyet janë të shumta. Mua më mungojnë dy fotografi për të bërë atë puzzlen dhe për të dhënë përgjigje të saktë", është shprehur Ylli Aga.

Poll

Lexo gjithashtu