Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sezoni i Tiranës dhe ecuria e Egbo, agjenti i njohur shqiptar nuk ''kursen'' elozhet

Shkruar nga NEWSPORT
Sezoni i Tiranës dhe ecuria e Egbo, agjenti i njohur shqiptar nuk

Tirana ia doli të merrte një fitore jetike mbrëmë në Korccë, teksa mposhti 1-2 Skënderbeun.  Kryeqytetasit vazhdojnë marshimin, në pritje që edhe matematika t'i japë leje të festojnë. Në një intervistë për Syri Tv, ka folur agjenti i njohur shqiptar, Andi Matraxhiu, i cili nuk kursen elozhet për ekipin, por edhe për Egbo-në.

"Tirana është superfuqi e këtij kampionati dhe kjo nuk është për t'i bërë qejfin, por realitet. Tirana e ka bërë disa herë përmbysjen dhe nuk është çështje fati. Mendoj se ka një trajner si Egbo, që me gjithë respektin që kam për trajnerët e tjerë, është më i miri i kampionatit. Ngo? Nuk është vetëm çështja e golave, por Ngo punoi shumë mirë dhe në lojë.

 Ai tregohet cinik përpara portës. Ka dhe lojtarë të tjerë të mirë te Tirana, ku mund të them që Batha është një nga mesfushorët më të mirë në Shqipëri. Ai është një lojtar potent, mund të them që është një lider te Tirana'' - deklaron Matraxhiu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga