Barcelona u mund dje me rezultatin e thellë 0-4 nga Reali i Madridit. Katalanasit u eleminuan nga gjysmëfinalja e Kupës megjithëse e kishin fituar takimin e parë 0-1 në Bernabeu. Kjo ishte një humbje e rëndë për të besuarit e Xavi sepse kishin fitore në tre “El Classico-t” e fundit. Reali u tregua i pamëshirshëm dje sidomos në pjesën e dytë ku shënoi tre gola, të treja me autor Benzema. Në fundin e pjesës së parë kishte realizuar Vinicius.
Mesfushori i Barcelonës Sergi Roberto pas ndeshjes ishte shumë i zhgënjyer për rezultatin dhe eleminimin. “Goli para pushimit na vrau. Moralisht ne vuajtëm prej tij, pastaj nuk ishim në gjendje të luanim lojën tonë në pjesën e dytë. Në të parën ishim superior ndaj tyre... Është për të ardhur keq sepse donim të luanim për dy tituj që na kishin mbetur, por kjo nuk do të ndikojë në ligë”.