Kevin Mombilo është lojtari më i ri që i bashkohet sot Partizanit. Ashtu siç njoftuam më parë (LEXO KËTU), lojtari afrikan me pasaportë finlandeze do të mbërrijë në Rinas rreth orës 13:00. Ai është një futbollist i lirë, ndërsa te 15-herë kampionët e vendit pritet të shkëlqejë falë cilësive tekniko-taktike që zotëron.
Është i aftë të mbulojë gjithë krahun e djathtë të fushës, nga mbrojtja e deri në sulm. Tashmë trajneri Skënder Gega ka një lojtar "xhol" të cilin do të mund ta përdorë ku të jetë nevoja. Nga video e siguruar nga Newsport.al shihen momentet më të mira të 25-vjeçarit.
Nga prapavija e deri në limitet e fushës, ai di më së miri të driblojë, pasojë apo edhe të shënojë. Mombilo sezonin e fundit ka luajtur rregullisht teksa numëron 18 takime si titullar me PS Kemi, skuadër me të cilën ka prishur bashkëpunimin. Më poshtë iu ftojmë të ndiqni disa nga momentet më të mira të lojtarit në fjalë.
