Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

EKSKLUZIVE/ Partizani del jashtë pritshmërive, një finlandez mbërrin sot në RINAS (DETAJE)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Partizani del jashtë pritshmërive, një finlandez

Pas zyrtarizimit të Hektor Idrizajt në krahun e djathtë të mbrojtjes, tashmë Partizani ka gati goditjen e radhës. Pritej të ishte mesfushor, por burime të besueshme bëjnë me dije për newsport.al që te 15-herë kampionët e Shqipërisë do të vijë një tjetër lojtar i linjës së djathtë të fazës difensive. Është me pasaportë finlandeze dhe i datëlindjes 1993.

Emri i tij nuk bëhet i ditur, ndërsa mësohet se sot rreth 13:00 futbollisti do të mbërrijë në Rinas, i shoqëruar nga menaxheri i tij, Denis Cani. Ky i fundit njihet në Shqipëri, pasi është agjenti që solli për herë të parë në Superiore një emër të panjohur si Esat Mala, i cili sot është ndër më të mirët në rolin e tij.

Pritet me interes të mësohet emri i futbollistit, ndërsa konkurrenca në linjën e djathtë të mbrojtjes është shtuar së tepërmi. Një repart që Partizani ka vuajtur shumë vitet e fundit, por që po punohet shumë për ta kualiduar.

Presidenca e kuqe ka vënë gjithçka në dispozicion, tashmë stafi teknik dhe lojtarët kanë detyrën e vështirë të sjellin pas shumë vitesh në kryeqytet trofeun e titullit kampion. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga