Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Sadiku është emblema e kombëtares", SYLVINHO: Roshi? Është në planet tona, Kumbullës i uroj shërim të shpejtë

Shkruar nga NEWSPORT
"Sadiku është emblema e kombëtares", SYLVINHO: Roshi?

Sylvinho ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për dy sfidat e këtij muaji që janë të vlefshme për Euro 2024. Braziliani do të flasë për lojtarët e grumbuluar dhe përballjet me Moldavinë më 17 qershor dhe 3 ditë më vonë  me Ishujt Faroe. Seancat stërvitore janë parashikuar të nisin më 8 qershor, plot 9 ditë para sfidës së parë për këtë muaj.

Lojtarët në grumbullim, gjendja e tyre?  Sigurisht është një moment delikat, pasi është fundit i sezonit dhe lojtarët janë shumë të ngarkuar. Ne kemi komunikuar me të gjithë dhe është një situatë që duhet menaxhuar mirë grupi i punës si dhe intensiteti i tyre. Prandaj kemi zgjedhur 26 lojtarë., Duhet një menaxhim i mirë për intensitetin që do të kenë lojtarët në fushën e lojës.

Nga ana teknike jemi më një “marsh” më shumë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe? Është e drejtë si pyetje. I njoh më mirë lojtarët. Kemi bërë një punë prej dy muajsh dhe i njohim lojtarët më mirë dhe kemi një grup të ri dhe me kualitet. Janë ndeshje tjetër dhe duhet të bëjmë maksimumin. Kmei grumbulluar 26 lojtarë dhe Gjasula është një mumngesë e rëdësishme. Kemi zgjehdur lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Jam i kënaqur pasi i njoh lojtarët më mirë se ndaj ndeshjes me Poloninë.

Sa i kemi mundësitë për t’i fituar këto ndeshje?  Sigurisht i kemi të gjitha mundësit ëpër të marrë fitoren në këto dy takime. Përvecc lojës së bukur ne kemi një rrugë të gjatë përpara dhe janë edhe 6 finale për të marrë pikë. Në këtë moment që flasim kam në mendje vetëm sfidën me Moldavinë. Duhet të marrim sa më shumë pikë dhe ne kemi dëshirën e madhe për të shkuar në finalen e Euro 2024. Jam shumë i bindur se kur të bëj debutimin në “Air Albania” përpara tifozëve tanë do të kem një pritje të ngrohtë. Kemi një grup shumë të mirë dhe me kualitet dhe mund të bëjnë gjëra të mëdha.

Luajmë në sulm në këto sfida? Kemi një grumbullim ndryshe këtë herë. Me Poloninë kishim një neshje dhe ishte specifikë tjetër, tashmë është ndryshe. Muçi vjen me një formë të mirë dhe luan mes linjave shumë mirë. E meritonte të ishte mes nesh. E njëjta edhe me Sadikun. Kamm folur me të dhe rikthehet këtu pas gati 3 vitesh. Është një simbol për kombëtaren dhe e njeh shumë mirë golin dhe do na ndihmojë shumë në këto sfida. Është e rëndësishme të bëjmë lojë të  ukur dhe të marrim 3 pikët që janë shumë të rëndësishme. Kam fol me lojtarët dhe ua kam bërë të ditur se ndeshja nuk fitohet me një momet por duhet të luftohet deri në fund. Duhet të fitojmë me patjetër me Moldavinë, më pas për sfidat e tjera. Unë jam i bindur për lojtarët, ekipin dhe lojën që do të bëmë. Të gjithë lojtarët do të luajnë me 100% dhe është shumë e rëdësishme të bëjmë  një lojë të kënaqshme për tifozët tanë.

Mungesa e Odise Roshi? Patjetër që Roshinë shtë shumë i rëndësishë për kombëtares. Nëse nuk është tani me në nuk do të thotë që nuk është në planet tona. Në shtator do të jetë përsëri dhe kam menduar që këtë herë u kam dhënë përparëri disa lojtarëve të tjerë.

Problemi me skuadrat e vogla, si mund ta zgjidhim? Ne kemi shumë ndeshje përpara dhe iu them shpesh lojtarëve se nuk ka ekipe të lehta, të gjtha janë njësoj. Ne do të luajmë ndaj çdo rivali me 1005 tonë dhe s’ka rëndësi ku do të luajmë në shtëpi apo tarnsfertë. Është punë e trajnerit të menaxhojë siç duhet këto skuadra. Ne nuk quhemi skuadër e vogël, është një ndeshje e vështirë ndaj Moldavisë, pasi akoma nuk kanë humbur. Ne do të gjejmë mundësitë për të çarë mbrojtjen kudnërshtare dhe për të shënuar. Gjasula mungon dhe do të ketë një ndryshim në manovrat dhe lojtarë.

Kush do të zëvendësojë Gjasulën? Nuk ka ndryshime në listë, prandaj kam marr 27 lojtarë dhe me largimin e Gjasulës jemi 26. Një mesazh për Kumbullën që u dëmtua dhe mendoj se na mungon një lojtar si ai. I uroj shërim të shpejtë dhe rikthim në fushë.

Moldavia? Kemi shanset për ta fituar edhe pse është shumë e vështirë. Jemi të detyruar të fitojmë këto dy ndeshje sepse për të arritur te objektivi jonë na duhen pikët. Kemi në shtator, tetor dhe nëntor ndeshje në fushën tonë dhe kemi mudësitë të marrim pikë në shtëpi. Për këtë arsye kemi mundësi të marrrim pikë dhe mund të ndodhë si në Bundesligë që ishte gjithçka e çmendur deri në fund. Lojtarët duhet të fitojnë në fushë dhe jo jashtë saj. Unë kam folur me to dhe u kam dhënë të mësojmë se cila është filozofia ime dhe këtu në Tiranë është një atmosferë e mirë.

Porta një repart që shqetëson. Strakosha dhe Berisha pa shumë minuta në këmbë?  Janë dy lojtarë të rëndësishë për kombëtaren. Nuk kanë pasur minuta në këmbë dhe duhet të shikojmë se në ccfarë situate, formë fizike janë. Strakosha vjen nga një dëmtim dhe stafi mjeksor më ka siguruar se nuk ka probleme. Jam i kënaqur që kemi këtu. Kastrati vjen nga një sezon i mirë , ashtu si Simoni që është një talent. Unë kam dobësi për të rinjtë dhe përpiqem ti ndihmoj.

Pikët dhe jo lojën, i kënaqur? Për ne është mirë të marrim 3 pikët. Kjo është ajo që ne duam, por ne do të punojmë shumë që në fushnë e lojës të jetë një skuadër që luan me zemër dhe të zhvillojë një lojë të bukur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga