Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rruga më e shkurtër për Europë, Teuta rrit intensitetin për Kukësin në Kupë

Shkruar nga NEWSPORT
Rruga më e shkurtër për Europë, Teuta rrit intensitetin
Teuta dhe Kukësi do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë ditën e martë në orën 13:00 në Kukës Arena. Durrsakët futen si favoritë absolutë për të kaluar në gjysmefinale pas fitores 2-0 në Niko Dovana dhe mund të tolerojnë edhe një humbje me 1 gol diferencë. Gjithsesi, fokusi është maksimal pasi hapat fals nuk lejohen sidomos në Kupë që është një objektiv real i bregdetarëve. Suksesi në këtë kompeticion i garanton një biletë direkte në Kupaet e Europës, një rrugë shumë më e shkurtër se ajo e kampionatit ku duhen edhe 11 ndeshje për të ndarë verdiktet e sezonit. Nën drejtimin e trajnerit Martini skuadra ka zhvilluar sot paradite seancën e rradhës stërvitore ku intenisteti është rritur. Grupi ka qenë i plotë dhe nuk priten mungesa. Nesëro do të zhvillohet edhe seanca e fundit përpara ndeshjes së të martës.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga