Laçi është një nga ekipet pretendente për tiullin. Kurbinasit renditet në vendin e katërt, me 53 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Partizanit. Po të shikosh kalendarin në 3 ndeshjet e ardhshme, 2 prej tyre janë rival, të cilët rënditen në vendet e fundit të Kategorisë Superiore. Me 8 maj, në program është takimi në Fier ndaj Apolonisë. Më pas, me 12 maj, Laçi pret në shtepi Skënderbeun. Të 2 këta kundërshtar janë të kalueshëm, duke parë edhe cilësitë.
Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro ka një "betejë" të vërtetë përpara, ku me 16 maj, gjen Tiranën në kryeqytet. Në kampin kurbinas të gjithë besojnë te titulli, por një dorë duhet edhe nga fati.

Poll