Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rrufe në qiell të hapur, trajneri i Superiores jep dorëheqjen

Shkruar nga NEWSPORT

Futbolli shqiptar na ka mësuar tashmë me vendime befasuese me largime, shkarkime, ndryshime, dorëheqje e shumë të tjera që vijnë atëherë kur nuk e pret. Tashmë është bërë rrugë dhe i rradhës që befason opinionin publik është Skerdi Bejzade.

[caption id="attachment_707294" align="alignnone" width="523"]Skerdi Bejzade, ©MCN TV Skerdi Bejzade, ©MCN TV[/caption]

‘Arusha’ ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Laçit, mëson shtypi i shkruar. Bejzade u emërua vetëm 1 muaj më parë në krye të kurbinasve duke zëvëndësuar Stavri Nicën dhe me bardhezinjtë arriti të grumbullojë 6 pikë në 5 ndeshje, 2 fitore e 3 humbje.

Bejzade i ka komunikuar vendimin presidentit Laska ditën e sotme dhe palët janë ndarë me mirëkuptim me njëra-tjetrën. Nuk dihen ende arsyet pse Bejzade vendosi të japë dorëheqje, por tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e Laçit të cilët duhet të gjejnë trajnerin e tretë këtë sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga