E diela është magjike në Europë. Superndeshje janë rezervuar për mbrëmjen e sotme, teksa tifozët do të mbërthehën para TVpër të shijuar spektaklin që premtojnë skuadrat që do të zbresin në fushën e lojës.
Serie A do të zhvillojë 4 ndeshje, teksa në fushë do të luftojnë ekipe si Lazio, Roma, Inter apo Juventusi. Por dueli që merr vëmendjen e sportdashësve është derbi i Italisë. Interi pret Juventusin në orën 20:45 për të bërë mes tgyre llogaritë e javës së 27-të. Të dyja skuadrat vijnë pas kualifikimeve në çerekfinalen e Champions dhe Europa League dhe morali i tyre për të marrë fitoren është i lartë.
[caption id="attachment_685072" align="alignnone" width="531"] Ndeshjet ne Serie A[/caption]
Gjithashtu në Angli do të luhet ndeshje edhe në kampionët edhe në Fa Cup. Në Premier League Arsenali do të sfidojë Crystal palace në orën 15:00. “Toppçinjtë” pas eliminimit nga Europa League synojnë të reagojnë në kampionët, ku 3 pikët janë mëse të detyrueshme. Ndërkohë në krahun tjetër pasi Manchester City siguroi mbrëmjen e djeshme gjysmëfinalen, sot është radha e United për të bërë të njëjtën gjë. “Djajtë” do të sfidojnë Fulham në orën 17:00.
[caption id="attachment_685073" align="alignnone" width="520"] Ndeshjet Premier League dhe Fa Cup[/caption]
Edhe La Liga do të zhvillojë këtë të dielë 5 sfida të vlefshme për javën e 26-të, teksa të gjithë do të jenë “sy e veshë” nga “El Clasico”. Në “Camp Nou” do të përplasin “brirët” mes tyre Barcelona dhe Real Madrid ora 21:00. Katalanasit synojnë të thellojnë diferencën me madrilenët, ndërkohë nga krahu tjetër “Los Blancos” synojnë ta çojnë në -6 largësinë mes vendit të parë dhe të dytë.
[caption id="attachment_685074" align="alignnone" width="509"] Ndeshjet ne La Liga[/caption]