Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rregullorja e Vllaznisë bëhet ‘trend’, por Tirana ndëshkon akoma më rëndë Albi Dokën

Shkruar nga NEWSPORT
Rregullorja e Vllaznisë bëhet ‘trend’, por Tirana

Albi Doka u ndëshkua me karton të kuq pas protestave ndaj arbitrit në ndeshjen përballë Teutës të mbyllur në barazim 2-2 në “Niko Dovana” javën e fundit.

Komisioni i Disiplinës i dha një dënim prej 3 ndeshjesh pezullim, të rradhës janë Skënderbeu, Kukësi dhe Erzeni e kthimi do të jetë ndaj Partizanit në derbi. Megjithatë sipas rregullores bardheblutë kanë të drejtë të kompensojnë gjysmën e dënimit me para.

Një dënim jo pak i lehtë për lojtarin, por as te Tirana nuk është kaluar lehtësisht. Drejtuesit bashkë me stafin teknik, pas një bisede me lojtarin kanë vendosur ta dënojnë duke e përjashtuar nga stërvitja me grupin. Lojtari dje u stërvit veçmas dhe mbetet të shihet nëse do të t’i bashkohet grupit në seancën e sotme.

Një dënim i rëndë nga klubi kryeqytetas për një karton të kuq, kujtojmë që Vllaznia një dënim të tillë e ka me gjobë 500 euro, sipas rregullores së publikuar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga