
Skënderbeu po vijon përgatitjet në prag të takimit të fundjavës, ndaj Partizanit. Trajneri i korçarëve, Migen Memelli mund të buzëqeshë, pasi dy lojtarë janë kthyer në dispozicion të tij. Bëhet fjalë për Berishën dhe Zguron, të cilët tanimë do jenë gati. Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, grupi është në formë.
Ekipi i drejtuar nga Memelli po kalon një formë të mirë, teksa në dy ndeshjet e fundit, ka arritur të marrë 6 pikë. Skënderbeu renditet në vendin e nëntë me 29 pikë, një më pak se Bylis i vendit të tetë. Synimi këtë sezon është mbijetesa, teksa kemi hyrë në fundin e edicionit futbollistik.
Poll