Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Skënderbeu tjetër afrim cilësor, Ernest Gjoka merr nga Superiorja ish-sulmuesin e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu tjetër afrim cilësor, Ernest Gjoka merr nga Superiorja
Mario Beshiraj kur luante te Teuta

Skënderbeu po bën afrimet e fundit në këtë merkato dimri, me korçarët që synojnë të përforcojnë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit. Dhe pas transferimit të Ilir Dabjanit për portën, në Korçë kanë bërë një tjetër transferim.

Mario Beshiraj do të jetë futbollisti më i ri i Skënderbeut. Sulmuesi u largua pak ditë më parë nga teita, duke mbyllur kështu aventurën e tij me durrsakët. Tashmë ish-i i Tiranës shihet si një element kyç për formacionin e Ernest Gjokës.

Siç dihet synimi i Skënderbeut në këtë sazon është të fitojë titullin kampion në Kategorinë e Parë dhe të rikthehet në Superiore. Aktualisht duket në rrugën e duhur, pasi kryesojnë kampionatin me 44 pikë pas 19 ndeshjesh, 5 më shumë se Laçi i vendit të dytë.

Poll

Lexo gjithashtu