
Fieraku Odise Roshi iu është kthyer menjëherë përgatitjeve me Rijeka-n në Kroaci, duke treguar formën e tij më të mirë. Pas aventurës në Europian, ku ai mori mjaftueshëm minuta dhe tregoi aftësitë e tij më të mira, tashmë ka ardhur momenti i kampionatit kroat, ku aktivizohet në elitën e futbollit të shtetit ballakanas.
[gallery columns="1" size="full" ids="15007,15008"]
Në ndeshjen e djeshme miqësore kundër Koper, e cila ka qenë e fundit për Rijeka-n përpara nisjes së sezonit 2016-2017, Odise Roshi ka realizuar gol. Ai i paraprin më së miri sezonit të ri futbollistik me skuadrën kroate, duke treguar se është gjendjen e tij optimale. Në minutën e 86-të të ndeshjes miqësore kundër Koper të Sllovenisë, ai gjuan fort me të djathtën dhe realizon golin e dytë për Rijeka-n nga një distancë prej 18 metrash.