Arbitri i mirënjohur në futbollin shqiptar, sikurse edhe në mbarë arenën europiane Enea Jorgji, teksa prej vitit 2012-të mban stemën e FIFA-s, na ka prezantuar me djalin e tij Joan në një video të radhës.
“Sebepi” ka qenë “Switch Technologies”, e cila ndodhet në Elbasan dhe ka si synim linjën e informatikës e të gjitha degëzimet e saj. Në video, Jorgji shpjegon përse zgjodhi ““Switch Technologies” dhe cilat janë benefitet e saj.
“Djali im quhet Joan, unë quhem Enea. Duke qenë se djali do të jetë në klasë të 9-të vitin e adhshëm dhe mendon, sigurisht edhe ne si prindër, që të ndjeki informatikën apo linjat e tjera që ka kjo fushë.
Menduam të bënim një paraprirje për të marrë disa baza, të cilat do ta ndihmojnë Joanin. Në vazhdim për t’u përfaqësuar në këtë fushë, që Joani e ka me dëshirës. Switch ishte mundësia më e mirë.
Kjo është alternativa më e mirë e mundshme që më është ofruar. Nuk hezitova, kontaktova me stafin e ‘Sëitch’-it, të cilët na pranuan.
Na ofruan ambiente, dijet e tyre. Harmoni që në momentet e para dhe bashkëbisedim. Besoj se kjo do të jetë dhe është zgjedhja e duhur”, e mbylli arbitri ndërkombëtar Enea Jorgji.
