Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Aventura e Kristjan Asllanit në Turqi nis “mbrapsht”, shqiptarit i ndodh e PAPRITURA me avionin (NJOFTIMI ZYRTAR)

Shkruar nga NEWSPORT
Aventura e Kristjan Asllanit në Turqi nis “mbrapsht”,
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani do të jetë futbollisti më i ri i Besiktas. Huazimi i tij nga Inter te Torino u ndërpre në mes të sezonit, teksa do të nisë një aventurë të re në Superligën turke.

Megjithatë, mesfushorit elbasanas i ka ndodhur një e papritur pak para fluturimit të tij nga Milano drejt Stambollit. Avioni me të cilin do të udhëtonte shqiptari ka pësuar problem teknik, teksa klubi i Besiktas ka njoftuar që ky fluturim është anuluar.

“Fluturimi TK1876 nga Milano Malpensa drejt aeroportit të Stambollit, që mbante Kristjan Asllanin, është anuluar për shkak të një problemi teknik. Informacione të tjera rreth orarit të mbërritjes do të publikohen sapo të finalizohen”, shkruhej në njoftimin publik të Besiktas.

Poll

Lexo gjithashtu