Momenti kur Erald Çinari shënon
Erald Çinari është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Jabalain humbi në transfertë përballë Abha. Sfida e vlefshme për javën e 19-të të Ligës së Parë të Arabisë Saudite, përfundoi 3-1.
Ishte pikërisht ish sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë, ai që shënoi golin e parë dhe të vetmin për të tijët. Në minutën e 6-të të sfidës, Çinari shënoi një supergol nga goditja e dënimit, të cilët e ekzekutoi në mënyrë perfekte.
Kujtojmë se sulmuesi 29-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës edhe 6 ditë më parë. Ndërsa ky i sotmi ishte goli i tij i 6-të sezonal.
Poll
