Adi Kurti
Adi Kurti nuk është më pjesë e ekipit të Hellas Verona. Mbrojtësi 20-vjeçar është larguar nga skuadra e Serie A italiane, për të nisur një aventurë të re në Serie C.
Pikërisht në ligën e 3-të për nga rëndësia në Itali, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare U21, ka firmosur me klubin e Ternana, ku do të jetë në huazim. Ky huazim do të jetë i vlefshëm deri në fund të sezonit.
Vlen të theksohet se Verona beson ende tek aftësitë e shqiptarit, por ky huazim vjen si “ndihmë”, që Kurti të marrë sa më shumë minuta. Kujtojmë se qendërmbrojtësi ka luajtur në Itali edhe me Empolin.
View this post on Instagram
Poll
