Rey Manaj
Rey Manaj nuk është më futbollist i Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Klubi i sheikëve dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i kanë dhënë fund bashkëpunimit pas 6 muajsh.
“Sharjah FC ka ndërprerë kontratën me futbollistin shqiptar Rei Manaj me marrëveshje. I urojmë fat të mbarë dhe sukses për karrierën e tij në vijim”, shkruan klubi nga Emiratet Arabe.
Kujtojmë se 29-vjeçari lushnjar është i lidhur ngushtë me një rikthim në Superligën turke, pikërisht te Sivasspor. Megjithatë, ende s’ka asgjë të kryer dhe Manaj momentalisht është lojtar i lirë në tregun e transferimeve.
View this post on Instagram
Poll
