Kristjan Asllani
E ardhmja e Kristjan Asllanit me shumë gjasa do të jetë në Turqi. Sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se tashmë është arritur një marrëveshje për transferimin e tij.
Besiktas do të jetë destinacioni i tij i radhës, pasi klubi turk ka arritur marrëveshjen verbale me Interin për huazimin e shqiptarit. Asllani ka dhënë “OK” e tij për këtë transferim, eksa largimi nga Torino tashmë është çështje orësh.
Lideri i Kombëtares shqiptare do të udhëtojë mbrëmjen e sotme drejt Stambollit, ku pritet t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas të firmosë me turqit. Ndërkohë gjithashtu Besiktas do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të mesfushorit në fund të sezonit.
View this post on Instagram
Poll
