Ka përfunduar në barazimin 1 – 1 ndeshja hapëse e javës së 20-të në Superligën turke mes Antalyaspor dhe Trabzonspor. Vendasit shënuan të parët me Van de Streek në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë, Trabzonspor u “zgjua” dhe ndryshoi rrjedhën e lojës. Në minutën e 53-të, Onuachu barazoi shifrat nga penalltia. Pak çaste më vonë, sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi, dhuroi pasim “magjik” nga mesfusha për “pykën” Onuachu, por ky i fundit nuk e shfrytëzoi për të bërë “dëme” në portën mike.
Muçi u bë sërish protagonist në minutën e 77-të, duke fituar penallti, ama Onuachu gaboi prej 11-metërshit. Trabzonspor shkon në kuotën e 42 pikëve, 4 më pak se Galatasaray kryesues.
Pasimi prej mesfushës nga Ernest Muçi
Penalltia e fituar nga Ernest Muçi
