Jemi në gjysmën e fazës së tretë dhe skuadrat kanë filluar të ndjejnë presionet e pikëve. Gjithashtu edhe drejtuesit apo presidentët e klubeve janë të tensionuar.
Kjo duket edhe nga akuzat të cilat klubet i kanë bërë njëra tjetrës. Më herët korçarët akuzuan kurbinasit dhe klubin e kuq për pazare me ndeshjen e ndërsa drejtuesit e Partizanit kanë reaguar ashpër duke kthyer një lumë akuzash drejt tyre.
Të kuqtë akuzuan korçarët për fantazi pas përdorimit të "lëngut magjik" që vetëm ata mund ta shpjegojnë se çfarë është.
Ndërkohë Safet Gjici ngre pikëpyetje për pretendimet e klubit të Partizanit me videon e postuar për atë çka ndodhi në "Zeqir Ymeri". Ai thotë se nuk është çudi nëse kjo video mund të jetë e montuar.
Akuza tjetër vjen për tifozët e Partizanit të cilët përdorin drogë në shkallët e stadiumit.
Disa pretendime apo akuza nuk janë të reja në Superligë. Kujtojmë gjithashtu akuzat në drejtim të Skënderbeut nga këshilltari i Bashkisë së Shkodrës, për takimin Korabi-Vllaznia. Sipas tij bardhekuqtë kanë financuar dibranët. Mos harrojmë atë që ndodhi në kupë pasi të gjithë dyshonin për aleanca mes Kukësit dhe Tiranës.
A duhet FSHF të hetojë këtë lumë akuzash të ekipeve drejt njëra tjetrës apo duhet ta kalojë në heshtje gjithë këtë situatë të shëmtuar që po ndodh?/NEWSPORT.AL