Tirana padyshim do ta mbaj mend gjatë sezonin 2022-2023. Bardheblutë ishin favoriti kryesorë për fitin e titullin kampion po edhe të Kupës së Shqipëris. Në fund ata dolën pa asnjë trofe çka do të thot se ky mund të quhet një vit i dështuar.
Tashmë kur gjithçka ka mbaruar skuadrata po hedhin sytë nga e ardhmja. Te Tirana janë plotë 4 lojtarë të larguar, me Visar Bekajn drejt Turqisë është edhe Kristian Tosevski që u ka dhënë lamtumirën bardhebluve.
Tosevski pritet të transferohet tek Shkëndija e Tetovës. Nga ana tjetër edhe Behriatce dhe Florent Hasani nuk kanë rinovuar teksa pritet të shikohet cila do të jetë e ardhmja e tyre që padyshim është larg Tiranës.
Dyshimet janë edhe për 5 lojtarë të tjerë që u përfundon kontrata në fund të qershorit. Bëhet fjalë për: Albano Aleksi, Ardit Hila, Bruno Lulaj, Aldi Gjumsi dhe Berisha. Të gjithë këto rrezikojnë të largohen pasi ende nuk ka sinjale rinovimi.