Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Revolucion në futboll, FIFA lancon “Kartonin Blu”

Shkruar nga NEWSPORT
Revolucion në futboll, FIFA lancon “Kartonin Blu”

Kartoni blu është gati të implementohet në futboll ditën e sotme nga FIFA. Kjo lëvizje revolucionare do të zyrtarizohet si pjesë e protokollit të arbitrave që do të kenë mundësinë të përjashtojnë lojtarë për 10 minuta nga fusha e lojës nëse kryejnë një faull cinik apo protestojnë ashpër ndaj zyrtarve të ndeshjes.

Protokolli i ri do ta limitojë kartonin blu deri në ndërhyrjet e gabuara që shmangin një aksion premtues. Pra, nëse një lojtar shkakton faull në lojtarin e fundit, ai ndëshkohet me karton blu dhe përjashtohet për 10 minuta dhe jo me karton të kuq si zakonisht. Dy kartonë blu apo një kombinim kartonësh blu-verdhë do të sjellë kartonin e kuq.

Ligat elitare do të përjashtohen nga testimet e para në ndeshjet profesioniste në rast se protokolli ka nevojë ende për rishikime, siç deklaron vetë FIFA. Implementimi i tyre në kampionatet më të mëdha pritet të fillojë në verë në varësi të rezultateve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga