Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Reparti i prapavijës në “qiell të hapur”, dy qendërmbrojtësit lënë në “baltë” Di Biagion

Shkruar nga NEWSPORT
Reparti i prapavijës në “qiell të hapur”, dy

Dinamo nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon. Në dy javët e para të kampionatit nuk ka mundur të sigurojë asnjë pikë. Pavarësisht se të besuarit e Luigi Di Biagios kanë  krijuar lojë dhe raste, sërish nuk ia kanë dalë dot të marrin pikë.

Por përveç kësaj, duke se lojtarët janë “mallkuar”, pais dy qendërmbrotjësit u dëmtuar në transfertën e Korçës. “Hallet” për italianin kanë nisur që në javën e dytë të Superiore dhe rruga ka nisur të bëhet “malore”.

Rustem Hoxha që është njëherësh edhe kapiteni i skuadrës luajti vetëm një pjesë loje dhe u zëvenddësua nga Ali Samake. Ndërsa po në pjesën e dytë u dëmtua edhe Behiratche.

Kapiteni ka kryer vizitat mjekësore dhe ditët e sotme pritet përgjigja për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit. Stafi shpreson që lojtari të mos ketë diçka serioze, pasi në të kundërt do të shtiheshin hallet për Di Baigion. Ndërkohë ish-lojtari i Tiranës ka dëmtuar shpatullën. Mbetet të shihet se cila do të jetë periudhë e rikuperimit të tyre, me repartin e prapavijës që ka përfunduar në “qiell të hapur” pasi ironia e fatit bëri që të dy qendërmbrojtësit të dëmtohen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga