Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dënimi nga FIFA, borxhet dhe rënia nga Kategoria. Kush e turpëron më shumë emrin e FLAMURTARIT?!

Shkruar nga NEWSPORT
Dënimi nga FIFA, borxhet dhe rënia nga Kategoria. Kush e turpëron

Ditën e djeshme në media bëri bujë dënimi i dy skuadrave shqiptare nga FIFA për shkak të detyrimeve të pashlyera ndaj ish lojtarëve. Konkretisht bëhet fjalë për Flamurtarin dhe Luftëtarin.

Klubit vlonjat përveçse ndodhet në vendin e fundit dhe me shumë mundësi i destinuar për të qenë në Kategorinë e Parë, tashmë i duhet të përballet edhe me institucionet e futbollit. FIFA ka dënuar klubi kuqezi me tre sesione merkato: janar 2020, korrik-gusht 2020, janar 2021. Një dënim i cili duket se ia pret para kohe biletën për në Kategorinë e Parë, Flamurtarit.

Pas bërjes publike të dënimit nga FIFA, për mediat lokale në vend ka folur administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi. Në fjalën e tij Idrizi u shpreh se nuk ishte i njohur me një dënim të tillë dhe se merkato në Vlorë është duke vazhduar. Ndër të tjera administratori u ndal tek akuzat dhe fjalë të përhapura nga avokai i Danilo Alvesh. Sipas tij avokati në fjalë ka hapur fjalë se Flamurtarit i janë hequr 12 pikë, një lëvizje kjo që Idrizi e ka quajtur shantazh në drejtim të klubit.

Ajo që mësohet paraprakisht është se dënimi i FIFA ka ardhë si pasojë e mos shlyerjes së 40-45 mijë eurove. Kur investimet në Vlorë i kalojnë qindra mijëra euro, përfshirja e emrit të madh të Flamurtarit në një dënim të tillë për një shumë qesharake është më e turpshme sesa rrëzimi i klubit në Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga