Raphinha & Marcus Rashford
Barcelona ka fituar në shtëpi përballë Osasunës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në “Camp Nou”, përfundoi me shifrat 2-0 në favor të vendasve.
Dy golat e kësaj sfide kishin të njëjtin autor, brazilianin Raphinha. Ky i fundit si fillim shënoi në minutën e 70-të, ndërsa për të dytin mendoi në të 86-tën për të vulosur fitoren.
Kështu, katalanasit “blindojnë” kreun me 43 pikë, 7 më shumë se Real Madrid ndjekës. Në krahun tjetër me 15 pikë, Osasuna mban vendin e 16-të në tabelën e renditjes.
GOLAT:
Goli i Raphinha (Barcelona 1-0 Osasuna)
Goli i Raphinha (Barcelona 2-0 Osasuna)
Poll
