Është mbyllur dhe java e 5-të e Kategorisë së Parë. Një javë mjaft interesante me ndeshje të bukura. Në 6 ndeshjet e kësaj sfide janë shënuar 16 gola. Me një mesatare prej 2.6 gola për ndeshje.
Gjithçka nisi me Kastrioti – Luzi. Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, me krutanët që hasën më shumë vështirësi seç pretendonin para sfidës. Gjithsesi Kastrioti tirumfoi minimalisht me rezultatin 1-0. Me këtë fitore, krutanët kapin vendin e 7-të të klasifikim me 6 pikë, ndërsa Luzi renditen në vendin e 11-të me 2 pikë.
Bylis – Korabi ishte një sfidë që qëndroi e fortë deri në sekondat e fundit, me vendasit që fituan me rezultatin 1-0, duke i shkaktuar një tjetër rezultat negativ dibranëve. Këta të fundit me këtë humbje renditen në vendin e 8-të me 5 pikë, teksa ballshiotët janë vendin e 2-të me 13 pikë, po aq sa Elbasani i vendit të parë.
Këta të fundit fituan ndeshjen përballë Besës në transfertë. Një fitore minimale 0-1, por që vlen shumë duke mbajtur kështu vendin e parë. Të besuarit e Nevil Dedes ndiqen hap pas hapi nga Bylis. Ndërsa skuadra kavajase ndodhet në vendin e 9-të me 4 pikë.
Vora fitoi me goleadë përballë Tomorit. Të besuarit e Mërgjyshit morën një fitore të rëndësishme 5-1, duke u vënë në ndjekje të kreut. Vora aktualisht renditet e 4-ta me 9 pikë të grumbulluara, ndërsa Tomori në vendin e 6-të me 8 pikë.
Gjithashtu edhe Flamurtari mori një fitore me gola përballë Lushnjes. 0-4 në favor të vlonjatëve ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes. Një rezultat mjaft i rëndësishëm që e dërgon Flamurtarin në vendin e 5-të me 8 pikë, ndërsa Lushnja ndodhet në vendin e 10-të të klasifikimit me 3 pikë.
Apolonia mposhti 3-0 Burrelin, me këta të fundit që ndodhen në vendin e fundit të klasifikimit me vetëm 1 pikë të grumbulluar në 5 ndeshje. Në krahun tjetër Apolonia ka treguar forcën në këtë fillim sezoni teksa renditet në vedin e 3-të me 10 pikë të grumbulluara.
[caption id="attachment_707878" align="alignnone" width="500"] Renditja e Kategorise se Pare pas javes se 5-te[/caption]