Është mbyllur Kupa e Botës, ku Argjentina është tashmë kampionia në fuqi e këtij turne. FIFA nuk ka vonar dhe ka bërë publike edhe renditjen e kombëtareve, me Shqipërinë që ka fituar një pozicion duke u renditur e 66-ta, teksa Kosova ndodhet e 107-ta.
[caption id="attachment_672774" align="alignnone" width="300"] Shqiperia dhe Kosova ne renditje e FIFA-s[/caption]
Lideri vazhdon të mbetet Brazili, ndërsa Argjentina e Lionel Messi edhe pse fitoi trofeun duhet të kënaqet me vendin e dytë në klasifikim, ndërsa ndiqet pas nga Franca, e cila humbi përballë “Albiçelestëve” në finale. Më pas në renditje vijnë Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.
[caption id="attachment_672775" align="alignnone" width="300"] Renditja e FIFAs[/caption]
Sa i përket rivalëve që Shqipëria do të ndeshet në grupet e kualifikueseve të EURO 2024, vendin më të lartë e mban Polonia, e cila pozicionohet e 22-ta. Republika Çeke ndodhet në vendin e 38-2, Ishujt Faroe në vendin e 123, ndërsa Moldavia në vendin e 174