
Berat Gjimshiti ka qetësuar tifozët e Atalantës dhe Gasperinin. Mbrojtësi kuqezi i cili u dëmtua ndaj Salernitanas dhe la fushën e lojës “panikosi” stafin e skuadrës italiane.
Por tashmë nuk ka asgjë serioze për shtatlartin, i cili në seancat e fundit stërvitore ka qenë pjesë e grupit të bergamaskëve. Atalanta do të luajë me Veronën në fundjave dhe Gjimshiti pritet të jetë si gjithmonë në fushën e lojës.
Ky padismutim është një lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare, pasi në muajin qershor do të luajë ndeshjet e Euero 2024. Sylvinho qetësohet pasi do të ketë të gatshëm një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të kombëtares, i cili mungoi për shkak dëmtimi në sfidën me Poloninë.
Poll