Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Fitorja ndaj Laçit shumë e rëndësishme”, Qatip Osmani: Pauza në favorin tonë. Tefik Osmani? I uroj suksese

Shkruar nga NEWSPORT
“Fitorja ndaj Laçit shumë e rëndësishme”,

Vllaznia do të presë ditën e nesërmë në “Loro Boriçi” skuadrën e Laçit për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 13-të. Një takim që do të startojë në orën 17:00 dhe ku shkodranët luajnë vetëm për 3 pikët.

Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani. Ky i fundit ka theksuar se ndërprerja e kampionatit u ka bërë punë, pasi ka pasur në dispozicion më shumë kohë për të përgatiru ekipin.

Ndër të tjera timoneri i shkodranëve flet edhe për ndryshimet në skuadër dhe kualfikimin e kombëtares shqiptare në Euro 2024.

 “Ndërprerja e kampionatit na ka vlejtur, pasi kemi pasur kohën e duhur për t’u njohur me njëri-tjetrin. Të njihemi me metodën që praktikojmë ne si trajnerë. Jemi të gatshëm për ndeshjen me Laçin. Duke ditur pozitën ku jemi, fitorja është opsioni i vetëm për Vllazninë në këtë takim.

Gjendja e skuadrës? Mala është në pikëpyetje, Bala mungon prej kartonëve. Kështu që nga pauza kemi rikuperuar vetëm Hakajn. Sa i përket Bruno Gomeshit gjasat janë që ai ta nisë nga minuta e parë, por ende nuk kemi vendosur. Ai e tregoi veten në ndeshjen brenda grupit që kemi zhvilluar, ndaj ndoshta do të jetë opsioni i parë ndaj Laçit.

Tefik Osmani ? Unë i uroj punë të mbarë drejtorit të ri. Jam në bisedime me atë çdo ditë. Bisedojmë për gjendjen aktuale të ekipit dhe po mundohemi që të jemi sa më të qetë, pasi takimi me Laçin është me shumë rëndësi. Jo se vendoset kampionati me këtë takim, por ka rëndësi për ecurinë në vazhdimësi.

Dy Osmanë? Është një koeçidencë kjo që ndodh dhe koha do të tregojë sa funksionalë do të jemi .

Laçi? Bëhet fjalë për një ekip të mirë ku janë të kombinuar lojtarët e rinj me ata me përvojë. Mendoj se përparësia e Vlalznisë është fusha dhe  ndoshta ambiciet. Laçi ka respektin e duhur nga Vllaznia.

Përshtatja? Është ende herët për të thënë se përshtatja është ashtu siç e duan trajnerët. Besoj që nesër do të shikohet, nuk mund të them përmirësim, por ndryshim  nga ndeshet e kaluara.

Puna jonë është e tillë, ngarkesa dhe emocione ka çdo ndeshje. Është situata ku duhet patjetër fitorja. Gjithsesi si ekip duhet ta përballojmë sa më të qetë, por kjo punë ka gjithmonë ngarkesë, aq më shumë për një klub që ka ambicie të mëdha. Duhet të mësohemi me këto ngarkesa.

Kualifikimi i Kombëtares shqiptare? Edhe ne na gëzon fakti që Shqipëria është në Europian. Të gjithë mburremi me rezultate e Shqipërisë dhe i uroj paraqitje sa më të mirë në Europian. Kanë  bërë një punë të madhe dhe mirë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga