Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pyetja me ‘spec’ e gazetarit polak: Edhe para 2 vitesh kishit stadiumin plot, por humbët

Shkruar nga NEWSPORT
Pyetja me ‘spec’ e gazetarit polak: Edhe para 2 vitesh kishit

Kombëtarja shqiptare do të luaj nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar. Në orën 20:45, në stadiumin ‘Air Albania’, kuqezinjtë presin Poloninë për një ‘finale’ të parakohshme kun ë pjatë është kualifikimi në Euro 2024. Fituesi i në fundin e 90 minutave do të hedhë një hap thuajse të sigurtë drejt objektivit, ndërsa barazimi na shkon më përshtat neve pasi ruajmë vendin e dytë.

Në tribunat e stadiumit nuk do të ketë as edhe një stol të boshatisur me biletat që janë shitur të gjitha prej javësh tashmë. Atmosfera është e lartë, morali i skuadrës poashtu dhe tifozët janë gati të përkrahin djemtë në fushën e lojës e ta kthejnë “Air Albanian” në një ferr për polakët.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, një gazetar polak bërë një pyetje me spec për Ylber Ramadanin duke i kujtuar një situatë pak a shumë e njëjtë ku para dy vitesh, me Poloninë luanim një ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit të cilën e humbëm 0-2 në ‘Air Albanian’ e mbushur.

"Cili është morali i skuadrës duke ditur që ka humbur ndeshjen e parë në Varshavë. Para dy vitesh kishte sërish një mbështetje të madhe nga tifozët por u humb. Çfarë pritet ndryshe nesër?"- ishte pyetja e gazetarit.

Mesfushori i Lecces nuk ka rënë pre e pyetjes me ‘spec’ duke dhënë një përgjigje diplomate si: Do të përgatitemi sa më mirë për të marrë rezultatin pozitiv.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga