Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Punimet në stadiumin e Korçës, Ardian TAKAJ ka gati “shtëpinë” e re

Shkruar nga NEWSPORT
Punimet në stadiumin e Korçës, Ardian TAKAJ ka gati

Skënderbeu sezonin e ardhshëm do të luajë në Superiore, pasi korçarët u ngjitën si kampionë nga Kategoria e Parë. Përveç ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri në Korçë po mendojnë edhe për stadiumin.

Ardian Takaj është duke menduar edhe për punimet në stadiumin “Skënderbeu” dhe ku skuadra më pas do të luajë ndeshjet si pritëse. Në fakt punimet në këtë stadium pritet të nisin në fund të këtij viti dhe rredhimisht korçarët pjesën e mbetur të sezonit do të duhet ta luajnë diku tjetër.

Kreu ii klubit nuk dëshiron që skuadra të dalë jashtë qytetit, pasi kërkon të ketë edhe mbështetjen e tifozëve. Në këtë mënyrë sipas shtypit të shkruar Takaj ka bërë një takim “kokë më kokë” me kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo. Mes palëve është diskutuar për një mundësi investimi në aneksin stërvitor, i cili është ndërtuar së fundmi në zonën sportive të qytetit.

Takaj kërkon që në këtë aneks të bëhen disa investime përpara se të nisin punimet në stadium, në mënyrë që të plotësojë kushtet e UEFA-s për të zhvilluar ndeshjet e Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga