Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PRONONCIMI/ Prishi marrëveshjen në KOSOVË, Bakaj zbulon të ardhmen: Kthehem në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT
PRONONCIMI/ Prishi marrëveshjen në KOSOVË, Bakaj zbulon të

Edvan Bakaj ka mbyllur aventurën e tij me Dritën e Gjilanit në kampionatin kosovar dhe tashmë është një lojtar i lirë. Ish-portieri i Tiranës dhe disa skuadrave të tjera në kampionatin tonë po projekton rikthmin në Kategorinë Superiore. I kontaktuar nga Newsport.al Bakaj tregon se do të rikthehet në Superligë pasi në drejtim të tij kanë mbërritur dy oferta nga klubet e elitës së futbollit shqiptar, por pa cituar emra konkretë. Përsa i përketë një rikthimi te Tirana, Bakaj është shprehur se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë çështje.

"Nuk kam asnjë ofertë nga Tirana, janë thjesht zëra merkato. Do të rikthehem në Superligë, kam dy oferta nga dy klube, por për momentin nuk mund t'i bëj të ditura. Ditën e nesërme ose pasnesërme do të bëj zyrtare klubin tim të ri", u shpreh Bakaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga