
Dinamo dhe Partizani do të duelojnë mes tyre në “Elbasan Arena”. Sfidë kjo e vlefshme për finalen e vogël të “Final – Four” dhe që do të startojë në orën 19:00.
Një përballeje që do të zhvillohet për vendin e 3 dhe të 4 të këtij sezoni, por vlen të theksohet se pavarësisht se si do të jetë rezultati i kësaj sfide, ekipet siç dihet kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në garat europiane.
Duke parë që kjo sfidë do të luhet vetëm për formalitet, Ilir Daja dhe Skënder gega pritet t’u japin më shumë minuta futbollistëve të stolit. Kështu pritet një formacion me emra të rinj që do të kenë mundësinë të luajnë në derbin e fundit të këtij sezoni, si dhe futbollistët që kanë patur më pak minuta në këmbët e tyre.
Formacionet e mundshme:
Dinamo: Kiri, Maliqi, Rufati, Dita, Celkupa, Duka, Qefalija, Doçi, Bregu, Qardaku, Vila. Trajner: Ilir Daja.
Partizani: Tahiri, Osmanllari, Janjeva, Çipi, Atanaskovski, Ismaili, Shanaj, Malaj, Himallari, Vujnovic, Gudjufi. Trajner: Skender Gega.