Shqipëria prej 2 ditësh është “pushtuar” nga ciklistët nga mbarë bota, të cilët po garojnë mes tyre nëpër rrugën e vendit tonë. Dje gjithçka nisi nga Durrësi për të përfunduar në Tirana, ndërsa ditën e sotme gara po zhvillohet nëpër rrugët e kryeqytetit.
Një event madhështorë, i cili ka marrë vëmëndjen kryesorë. Në lidhje me “Giro d’Italia” ka folur edhe presidenti, Urbani Ciaro. Kreu i “Giro d’Italia” ka folur me “elozhe” për vendin tonë dhe për mikëpritjen që iu është bërë.
Çfarë përshtypje keni në këto orët e para për Shqipërinë, krahasuar me atë para disa viteve?
Gjëja që më bëri më shumë përshtypje ishin fëmijët në nisje në Durrës: ishin aq shumë, të rinj e të reja për të parë Giro D’Italia. Një entuziazëm i jashtëzakonshëm, por edhe mbërritja në një qytet të madh sic është Tirana.
Si ju duk Tirana në aspektin social e sportiv? Ciklizimi ka pasur një rritje deri në vitet ’80, tani lufton për të pasur një vend…
Shoh një popull të apasionuar rreth ciklizmit. Më thonë që këtu ka shkolla të dedikuara për fëmijët, për ti edukuar me ciklizmin që në vogëli. Është një popull që ka dëshirë të rritet, që ka shumë pasion dhe dëshirë për të ecur përpara. Është ideal për këtë Giro që të nisej që këtu dhe që pati kaq interes.
Çfarë kuptimi ka gjithë ky kompeticion Giro D’Italia?
Është një mundësi e mirë për ne dhe për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama e kuptoi sesa e rëndësishme ishte për të hapur një dritare për botën: këto etapa që kalojnë nëpër botë janë një mënyrë për të tërhequr sa më shumë persona. Giro bëhet kështu më internacionale: kemi qenë në Izrael, më pas në Hungari, tani në Shqipëri dhe ka shumë interesim për këtë kompeticion.
Është më e rëndësishme Giro D’Italia për Shqipërinë apo e kundërta?
Giro D’italia sigurisht për Shqipërinë është shumë e rëndësishme dhe nisja nga Durrësi ishte një gjë e mirë. Rruga mund të shërbejë edhe për prezencën turistike. Shqipëria është një vend që po rritet e zhvillohet shumë, e jeton me këtë. Ka arritur të ketë 12 milionë turistë në një vit dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme: në vitet e fundit ka pasur një rritje të prezencës nga jashtë dhe këtu kanë arritur të bëjnë të pamundurën. Të kesh tre etapa të Giros që shihen nga 200 vende me 800 milionë banorë do të thotë të kesh një reklamë të jashtëzakonshme për vendin", marrë nga "Corriere dello Sport".
