Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Napoli “fiket” para kohe, humb dy pikë në minutat e fundit përballë...Interit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Napoli “fiket” para kohe, humb dy pikë në minutat e
Napoli - Genoa

Në fillim kishin mbetur katër “shkallë”, siç e quajti Antonio Conte, pastaj tre dhe tani vetëm dy. Por diferenca ndaj Interit është zvogëluar. Sepse Napoli, pavarësisht se mori dy herë kryesimin, dështoi ta mposhte Genoan në një stadium të mbushur plot dhe lejoi që t’u rrëmbeheshin dy pikë në minutat e fundit.

Napolitanët kaluan dy herë në epërsi, në çerek ore me Lukakun dhe 20 minuta pas fillimit të pjesës së dytë me Raspadori-n. Por në të dyja rastet ata u kapën nga një autogol i pafat nga Meret në pjesën e parë dhe një gjuajtje me kokë nga Vasquez gjashtë minuta para fundit.

Përfundon 2-2, një shans i shpërdoruar për të besuarit e Contes. Dhe gara për Scudetton mbetet më e gjallë se kurrë, aty ku Interi buzëqesh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga