Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Sulmi, ‘nyja’ ku do ndërhyjë Milani gjatë verës! Tare përgatit "fshesën", kursen vetëm “xholin” shpëtimtar

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmi, ‘nyja’ ku do ndërhyjë Milani gjatë verës!
Raphael Leao, Santi Gimenez dhe Christian Pulisic

Milan do të përfshihet në një revolucion të madh në sulm, pasi shumica prej lojtarëve që ka në përbërje janë me valixhe në duar.

Rafael Leao, Santi Gimenez, Christopher Nkuku dhe Fullkrug janë nën “lupën” e kritikave pas performancave zhgënjyese që kanë treguar këtë sezon me kuqezinjtë, ndaj dhe drejtuesit e klubit do të jenë “sy e veshë” gjatë verës për të pritur oferta konkrete nga klubet e interesuara.

I vetmi që shpëton nga fshesa e largimeve është Christian Pulisic. Siç të gjithë e quajnë në Milano si “Captain America”, sulmuesi vlerësohet maksimalisht dhe mund t’i garantohet vazhdimësia në sezoninin e ardhshëm.

Edhe pse amerikani mund t’i bashkohet në njëfarë mënyre këtij rendimenti negativ që prej fillimit të këtij viti, fakti që nga këmbët e tij kanë ardhur pikë të rëndësishme për luftën drejt rikthimit në Champions, për pronarët do të thotë shumë, sikurse për Igli Taren i cili e sheh në qendër të projektit.

Situatat do të vlerësohen në mënyrë serioze dhe fundi i kampionatit ka dhe verdiktet përfundimtare për të ardhmen e secilit prej emrave të lartëpërmendur. Një gjë është e sigurt. Nëse investimet do të jenë serioze, edhe largimet e emrave “big-ë” nuk do të mungojnë, sigurisht të atyre që nuk ia dolën të linin dot gjurmë.

Poll

Lexo gjithashtu