Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi festoi titullin e 21-të pas Parmës, drejtori sportiv i zikaltërve i “mbyll derën” Barcelonës për objektivin: Nuk lëviz!

Shkruar nga NEWSPORT
Interi festoi titullin e 21-të pas Parmës, drejtori sportiv i
Inter

Fitorja përballë Parmës me rezultatin 2-0 kulmoi dhe festën legjitime të Interit që u shpall kampion i Italisë për herë të 21-të në historinë e tyre. Një triumf me plot meritë, duke mposhtur konkurrencën e rivalëve si Napoli dhe Milani, skuadra të cilat rrëshqitën ndjeshëm në javët e fundit duke ia bërë më të lehtë zikaltërve rrugën drejt trofeut.

Interi festoi titullin e 21-të pas Parmës, drejtori sportiv i
Alessandro Bastoni

Gjatë festës, mikrofonat u fokusuan tek drejtori sportiv Piero Ausiolo, i cili u pyet për projektin që do të ndiqet për sezonin e ardhshëm, aty ku u prek dhe çështja e mbrojtësit Alessandro Bastoni që po lidhet me një kalim në Spanjë, ku Barcelona po tregon një interesim të jashtëzakonshëm për ta afruar në "Camp Nou" që këtë verë.

Megjithatë, fjalët e Ausilios mund të tingëllojnë si "fund" i tratativave për këtë marrëveshje, pasi Bastoni shihet si shtyllë kryesore e formacionit dhe për përgjegjësin e lëvizjeve, vështirë se mund të ndodhë një largim i tij nga skuadra.

"Nuk kemi marrë asnjë ofertë për të. Është lojtar shumë i vlefshëm për Interin dhe Italinë, një lojtar i fortë dhe një futbollist i jashtëzakonshën dhe ne duam ta mbajmë atë. Kontrata e tij përfundon në vitin 2028 dhe po planifikojmë ta zgjasim më tej", ka thënë Ausilio. 

Në këtë mënyrë, drejtuesit e skuadrës kampione zgjedhin të mos hedhin asnjë hap në tryezën e bisedimeve duke ua bërë të qartë Decos dhe Flick se Bastoni "nuk është në shitje".

 

Poll

Lexo gjithashtu