Pisa - Lecce
Lecce ka fituar në transfertë përballë Pisës në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stadio Romeo Anconetani”, përfundoi me shifrat 1-2.
Skuadra e Lecces shënoi me anë të Banda dhe Cheddira, ndërsa goli i Leris për Pisën, rezultoi vetëm statistikor. Titullar në këtë sfidë për miqtë ishte edhe Ylber Ramadani, i cili qëndroi në fushë deri në fund.
Kështu, Lecce shkon në kuotën e 32 pikëve dhe i largohet me 4 pikë zonës së ftohtë. Në krahun tjetër me 18 pikë, Pisa bie zyrtarisht në Serie B italiane, ligën e dytë për nga rëndësia.
GOLAT:
Goli i Banda (Pisa 0-1 Lecce)
Goli i Leris (Pisa 1-1 Lecce)
Goli i Cheddira (Pisa 1-2 Lecce)
Poll
